Thirrja e Qerbelasë dhe mrekullia e Erbainit

Dr.John Andrew Morrow | Publikuar në Tet. 28, 2018, 11:37 p.m.

Që nga koha kur kam pranuar Islamin, para më shumë se tridhjetë vitesh, isha i bindur për rëndësinë e vizitës së pejgamberëve, imamëve dhe miqëve tjerë të Allahut, paqja dhe bekimi qoftë mbi ta. Sikurse që më i mëshirshmi nga të gjithë të mëshirshmit ka përmendur në Kur’anin Famëlartë, “Kushdo që respekton simbolet e Allahut, me të vërtetë, ajo është nga devotshmëria e zemrës”(22:32). Këto shenja apo simbole shënojnë gjithçka apo kush do që na përkujton në Allahun, na çon tek Allahu dhe na tërheq afër Allahut.Plotësisht kam ditur mirë se, në rast se është e mundshme, pelegrinazhi në varret e Pejgamberëve dhe pasardhësve të tij të pastër ishte obligim. Në fund të fundit, sikurse që Allahu fuqiplotë ka diktuar Pejgamberit tonë: “ Thuaj: Asnjë shpërblim nuk kërkoj nga juve për këtë, përveç dashurisë ndaj më të afërmit të Pejgamberit”(42:23).Identiteti i “kushërinjve më të afërm” është i padiskutueshëm. Sikurse që ka thënë ibn Abbasi,”Kur është shpallur ky ajet (42:23), as-habët kanë pyetur:”O i dërguari i Allahut! Kush janë ata më të afërm për të cilët Allahu ka përshkruar që duhet me i dashtë? “Pas kësaj, Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi te, tha: “Aliu, Fatima dhe dy djemtë e tyre(Hasani dhe Hyseni)”, tri herë duke e përsëritur këtë fjali.
Statusi i imam Hyseinit, nipit të profetit, djalit të Fatimesë dhe Alisë, poashtu është i padikutueshëm. Sikurse ka thënë i dërguari i Allahut: “Hyseini është prej meje dhe unë jam prej tij”(Transmetojnë Ahmedi, Hakimi, Abu Nuami, Dulani, Taberani, Buhariu, Tirmidhiu, ibn Maxhe, ibn Haxhar, Hatib al Tabrizi). I dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi te dhe pasardhësit e tij të pastër, ka konfirmuar se Hyseini është udhëheqës i të rinjëve në Xhenet(parajsë) (Transmetojnë Tirmidhiu, ibn Maxhe, Tabaraniu, Nesaiu, Ahmedi, Hakimi, abu Nuami, Hajthami, Lumzi, ibn Hibbani, ibn Haxhar al Hajthami, al Hatib al Tabrizi). I dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi mbi të dhe mbi pasardhësit e tij të pastër, ka deklaruar se do të jetë në luftë me të gjithë ata të cilët ka qenë në luftë me Hyseinin, si dhe do të jetë në paqe me të gjithë ata të cilët ishin në paqe me te. (Tirmidhi, ibn Maxhe, Hakimi, Hajthemi, Taberanil Ibani, Hatib al Bagdadi, ibn Hagjar al Hajthami, Dahabi, Tabari). I dërguari i Allahud, paqja dhe bekimi qoftë mbi te dhe mbi pasardhësit e tj të pastër, poashtu ka deklaruar se e do çdo njëri i cili e do Hyseinin dhe është i zemëruar ndaj çdo njërit i cili e zemëron Hysinin (ibn Maxhe, Hakimi, Ahmedi, ibn Hajar aë Hajthami).
Tragjedia e cila e ka gjet imam Hyseinin në vitin 660 nuk ishte e panjohur pejgamberit të Allahut, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të dhe pasardhësit e tij të pastër. Sikurse që Ummu Selem, Aisha dhe ibn Abbasi kanë thënë, Allahu i gjithëfuqishëm ka treguar profetit Muhamedit a.s vizionin e vrasjes së imam Hyseinit, ndërsa meleku Xhibrili bile ia ka pru pak dhe nga vendi i martirizimit të tij (Tirmidhiu, Hatib al Tabrizi, Ahmedi, Bejhakiu). I dërguari i Allahut ka dhënë këtë dhe nga Qerbelaja Ummi Selemes, bashkëshortes së tij, e cila atë dhe e ka vendosur në një kavanoz. Ka parashikuar se ky dhe do të jetë i përgjakur kur nipi i tij do të bie shehid(dëshmor). Dhe kjo doli e vërtetë. “Pra, kur do të kryesh Erbainin”. Më kanë pyetur shumë herë dashamirët e Ehli Bejtit. Nuk më kanë dënuar. As që më kanë shtyrë. Thjesht kanë dashur që të ndajnë dashurinë për Erbainin. Kaluan vitet. Edhe dekadat. Përgjigjja ime ishte e njëjtë. “Kur të vije koha, unë do të dijë. “Në të vërtetë, shumë herë isha i ftuar në Qerbela. Megjithatë, gjithnjë ka ekzistuar ndonjë pengesë: financiare, personale apo profesionale. Shumë vite me radhë thjesht nuk kisha mjete financiare që të përballojë një udhëtim të tillë. Shumë vite obligimet e mia familjare më kanë parandaluar nga çfarëdo udhëtimi. Kisha fëmijë të vegjël dhe duhesha të kujdesem për ta. Shumë vite me radhë obligimet e mia të punës më pamundësonin udhëtime të tilla. Në fund, situata e sigurisë në Irak me dekada ishte e rrezikshme.
“Kur të vije koha”, gjithmonë kam folur:”Unë do të dijë dhe do të shkojë”. E kjo kohë erdhi në gusht të vitit 2017. Arsimtari dhe mentori im para ca kohësh ka udhëtuar në Irak për Arbainin. Ky ishte njeri i cili më ka mësuar njësinë mësimore më të rëndësishme në jetën time: dashurinë ndaj Pejgamebrit dhe familjes së tij, le të jetë paqja mbi të gjithë ata. Kam mësuar për islamin në mënyrë të pavarur, dhe atë që kam studiuar Islamin në moshën më mes 13 dhe 16 vket. Kur përfundimisht kam kuptuar se gjithmonë kam qenë mysliman, më duhej të gjejë disa musliman për të qenë dëshmitar të fesës sime të re. Islamin e kam mësuar, sikurse thuhet, në mënyrë shkollore, sipas librit. Kur më parë nuk kam takuar as të përkushtuar e as më pak mysliman të përkushtuar.
Për fat të keq, myslimanët e parë në të cilët kam hasur ishin xhihadistët selefi, vehabi, tekfiri. Kam kaluar dy vite në shoqëri të personave të çrregulluar mentalisht dhe shpirtërisht. Nuk kishte nevojë të kuptojë se ata nuk ishin mysliman pa marr parasysh se si i quanin. Edhe në besim edhe në praktikë, ata ishin antiteza absolute e gjithë asaj që kam mësuar nga Kur’ani, Suneti dhe Sira. Këndvështrim i tyre bardh e zi mbi botën sillej rreth ndalesës dhe eksluzivitetit. Të dhunshëm, plot urrejtje dhe jotolerance, ata terroristët së shpejti përpiqeshin të më bindin që të bashkohem xhihadit ndërkombëtar. Me mëshirën e Zotit, hasa në disa dashamirë të Ehli Bejtit. Flitnin për Pejgamberin, Fatimen, Aliun, Hasanin dhe Hyseinin, me respekt të thellë. Më kanë magjepsur me lavdërim dhe bekim. Kjo ka mbet në kontrast të fuqishëm me selefitë – vehabitë të cilët më heret i pata takuar, dhe të cilët nuk kishin kurgjë përveç mospërfillës për Pejgamberin. Ata theksonin se ai ishe vetëm njeri si të gjithë njerëzit tjerë. Ata theksonin se Zoti ka mundur të dërgojë Shpalljen çdo kujt tjetër. Të ngratët grotesk, djemtë e ibn Tejmijes dhe Muhamed ibn Abdylvehavit, kanë fajësuar Pejgamberin, Fatimen, Aliun, Hasanin dhe Hysenin dhe theksonin se ithtarët e Ehli Bejtit janë pabesimtar gjaku i të cilit është i lejuar të derdhet. Në kuptim të kësaj, Zoti më ka shpëtuar dy herë: nga injoranca e Islamit dhe nga Islami i rrejshëm mashtrues. Kam parë qartë dhe kthjelltë se në Islam ekzistojnë dy tradita: Islami i Pejgamebrit dhe aniislami i Ebu Sufjanit, Islami i Aliut dhe antiislami i Muavisë, Islami i Hysejnit dhe antiislami i Jezidit. Me fjal tjera ekziston Islami i Allahut dhe antiislami i shejtanit.
Miku dhe mentori im, njeriu i cili më ka mësuar mësimin e dashurisë, qartë më ka treguar se nuk mund të dashuroni Zotin pa dasht Pejgamberin e tij, ndërsa nuk mund të doni Pejgamberin pa dashur edhe pasardhësit e tij. Kur e takova në kongresin mysliman në vitin 2017, kam ndjerë dashurinë e madhe kur ka filluar të flas për Erbainin. “Kur dikush përjeton dashuri të tillë, ai dëshiron atë të e ndaj me ata të cilët i do”, ka thënë ai. “Të dua në emër të Allahut” më ka thënë, më ka përqafur, dhe lutur që Zoti të më dhuron bekimin e vizitës së imam Hysejnit, paqja qoftë mbi të. Në lutjen e tijë është përgjigjur. Dhe ftesa ka ardhur.
Kur imam Hyseni fton dikë, ai nuk thirrë në telefon. Ai nuk dërgon e-mail. Ai nuk komunikon nëpërmes porosive tekstuale. Ju thirr me zemër. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur, Ka thirrë emrin tim. Ka folur me zemër. Ka thirrur shpirtin tim. Ftesa ishte aq tërheqëse sa ka mundur të rrënojë malin dhe të shndërrojë në pluhur. Paramendoni kulminacionin me intensitet prej mijëra herë i cili rrezaton duke prek prej kokës gjer në këmbë. Paramendoni kënaqësin aq intensive që sfidon lotët të lotojnë nga sytë në ekstazë. Paramendoni çdo atom në trupin tënd i cili thirrë ”Ja Hysejn”. E tillë është thirrja e Imamit, paqja qoftë mbi te, zotëriu i të gjithë dëshmorëve.
E kam ditur atëherë, me siguri se duhet të shkojë. Nuk kam mundur të them jo. Gjithnjë kam qenë i gatshëm të vizitojë mikun e Allahut, megjithatë, kam pritur thirrjen. Tani kam lejen. Kanë mbetur vetëm disa javë gjer në fillim të Erbainit. A duhet të planifikojë që të shkojë? A duhet të thërras studiuesit të cilët vite me radhë më thërrasin? Kam vendosur të punoj atë që me vite e kam bërë: kam lënë besimin tek Allahu. Në rast se Imami më ka ftuar, kam kuptuar , se Imami do të përkujdeset për udhën. Edhe ashtu ishte. “A keni lexuar e-mailin të cilët më keni dërguar?”. Ka pyetur miku im . “Jo”, u përgjigja gjersa nisa të kërkojë postën time të padëshiruar. Ja ku është: thirrja e Fondacionit New Horizont në bashkëpunim me Fondacionin Imam Husejn, që të bashkëngjitem grupit të dijetarëve, profesorëve, diplomatëve, artistëve, autorëve dhe gazetarëve në pelegrinazhin në Qerbela.

“A do të pranosh?”, më pyeti bashkëshortja. Përgjegjja ishte e dukshme.” Si mund të them jo?”, u përgjigja. “Refuzimi i thirrjes së Imamit do të ishte sikurse të mohojë identitetin tim dhe ekzistimin”. Dhe ashtu e pranova. Dhe kështu, thirrjet zemrës sime vazhduan të vijnë nga dita në ditë, në shtëpi, në punë, gjersa kam vozit, isha apo jo në opinion. Thirrjet ishin shpirtërore. Kanë folur shpirtit tim.

Së shpejti kanë marrë aspekt të qartë dhe kam mund të dëgjojë britmat e miliona miliona pelegrinëve të cilët klithnin”Ja Hysejn!”. Kam mundur të dëgjojë salavatete nga qyteti i Qerbelas. Edhe pse do të ishte vështirë të marrësh vizën në afat shumë të shkurtër, u mbështeta në Krijuesin dhe krijesën më të të mirë të tij. Vetëm një javë para datës së vlerësuar të shkuarjes sime më vdiq baba dhe ishte ringjallë. Ka ndërue jetë dhe ishte ringjall pesë herë. “ A do të shkosh akoma në Erbain?”, më ka pyetur bashkëshortja ime.”Baba i fesë sime është në vendin e parë”, iu përgjigja.

Mora vizën të premtën pas dite dhe shkova në Irak dy ditë më vonë, të dielën. Udhëtimi ishte brutal. Me ndalesa udhëtimi zgjati 24 orë gjersa braktisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aterova në qytetin e Nexhefit në Irak. Mbërrina në hotel në ora 22.30 në të cilën u njoftova me nikoqirët e mi mikpritës, motrën Zejnebe dhe burrin e saj, vëllaun Nadir Talebzadeh, producentin e shquar të filmit. Ceremonia ka filluar ditën e ardhshme, të hënën. Na udhëheqnin udhëheqësit, nikoqirët dhe personeli i sigurimit të cilën e ka siguruar fondacioni i imam Hysejnit. Profesionalizmi dhe mikpritja e tyre ishte diq e paparë. Ecja prej Nexhefit gjer Qerbela nuk ishte si çfarëdo shëtitje tjetët. Disa e përshkruajnë si autostradë gjer në qiell. Për tjerët, kjo është provë për takimin përfundimtar në Ditën e Gjykimit.Komparacioni i tillë është i pakrahasueshëm. Vlerësohet se milion njerëz, dhe atë në mes 20 gjer 30 milion pelegrinë , prej të cilëve shumë të zbathur , ecin 40 milja prej Nexhefit, qytetin e imam Aliut, gjer në Qerbela, qytetin e imam Hysejnit. Ajo është ecja e cila kalon nëpër histori, hapësirë dhe kohë. Kjo është ecja drejt ardhmërisë. Kjo është udhëtimi i fesë drejt rrugës së drejtë e cila fillon me imam Alium, pasardhësit të Pejgamberit, dhe përfundon me imam Mehdiun i cili do të themelojë kryeqytetin në Kufa dhe do të qeveris me ligjin e Zotit në tokë. Ky është mobilizimi i fuqisë së imamit të dymbëdhjetë i cili do të lirojë të shtypurit dhe do të sjellë drejtësinë në botë. Kur këndojnë ”Lebejke ja Hysein”, ata këndojnë” Lebejke ja Mehdi”. Ata përkushtohen për lojalitetin imam Hysejnit dhe përkushtimin për imam Mehdin, Allahu e përshpejtoftë ardhjen e tij.

Iraku është shteti i cili është i shkatërruar. Nën kërcënimin e regjimit baathtist, Iraku ishte i vuajtur. Është shkatërruar me luftën vëllavrasëse të pakuptimitë me Iranin, Iraku pësoi edhe nga lufta dhe agresioni amerikan, invadimi dhe okupimi. Miliona njerëz kanë humbër jetërat e tyre. Iraku ka pak në kuptim të infrastrukturës dhe ka shpenzuar në shumë se njëqind miliard dollar në luftën kundër ISIS-it, por është nikoqir i takimit më të madh fetar në botë, me krenari dhe kënaqësi, marshin paqësor i cili në të shumtën e rasteve nuk e merr vëmendjen e shtëpive mediale në botë sepse është në kundërshtim me rrëfimin islamofob të cilët ata e inkurajojnë.

Sauditët me milliarda dollar në dispozicion, me infrastrukturë të gjerë bashkëkohore dhe kontrollorët profesional të masave, po hjekin zitë e ullirit me akomodimin e 2-3 miliona haxhinjëve, shpesh edhe me pasoja katatrofale, mijëra e mijëra njerëz janë shkelur gjer në vdekje. Qerbelaja, qyteti i cili mezi mund të pranojë gjysmë million njerëz, në ditën e Qerbelasë pranon njëzet apo tridhjetë herë më shumë njerëz. Por askush nuk lëndohet, nuk gabon, sepse të gjithë janë besimtar në sjelljen e tyre më të mirë, të bashkuar në dashurinë e tyre ndaj imam Hysejnit, paqja qoftë mbi të. Në rast se Haxhi në Meke është emocional, ajo nuk është diq me pelegrinazhin në Erbain. Vet numri i pelegrinëve është mahnitës. Njëzet gjer në tridhjetë million njerëz ecin së bashku. Njerëzit nga të gjitha sferët e jetës. Njerëzit nga të gjitha shtresat shoqërore. Njerëzit e të gjitha racave, nacionaliteteve dhe bashkësive etnike, duke folur çdo gjuhë që mund të paramendohet. Dashamirët e Ehli Bejtit nga të gjitha anët e botës të cilët mbajnë flamujtë e shteteve të tyre, port ë gjithë të bashkuar nën emrin e imam Hysejnit, paqja qoftë mbi të.

Më të varfërit me krenari përgadisin tendat që të akomodojnë pelegrinët nga mbarë bota. Këta janë njerëz të cilët në esencë nuk kanë kurgjë përveç asaj që japin, duke kursuer gjatë tërë vitit për të ofruar strehim dhe ushqim atyre të cilët e duan imam Hysejnin. Nga Nexhefi gjer në Qebela, e tëra ofrohet gratis, pa pare në rrugën e Allahut dhe për dashurinë e imam Hysejnit. Njerëzit ecin bashkë, ushqehen bashkë, pijnë bashkë, luten bashkë dhe flejnë bashkë. Janë me kilometra e kilometra tenda të cilët ofrojnë ujë, lëngje, çaj, shujta ushqimi dhe vende për pushim dhe fjetje. Meshkujt në moshë të lusin, bukvalisht të lusin, që të fitojnë nderin e larjes dhe masazhës së këmbëve të enjtur, gjersa meshkuj tjerë shfrytëzojnë rastin të ndreqin këpucat e tyre. Thjeshtë më ka magjepsur qëndrimi i tillë. Kjo është përulja e Jezu Krishtit, djalit të Marisë. Kujdesi për pelegrinët konsiderohet obligim fetar. Janë më shumë se dhjetë mijë mawakiba, gjegjëisht tenda të cilët ofrojnë strehimin, ushqimin, pijen, shërbimet mjekësore dhe stomatologjike. Ku tjetër në botë mund të gjesh, të zgjohesh nga gjumi dhe të shohësh se nikoqirët, të huajt tërësish, kanë larë, kanë hekuros teshat e tua gjersa ju keni fjetur?
Unë isha dëshmitar njerëzve të cilëve bënin masazh supeve të pelegrinëve të cilët ecnin udhës së imam Hysejnit, e cila nuk është asnjë udhë tjetër përveq udhës së dashurisë. Kam përcjell barinjtë të cilët kanë marr me vet tufat e dhenëve dhe deveve gjer në Qerbela, ashtu që imami të i bekojë. Kam parë meshkujt dhe gratë në moshë të cilët po shtyhen të kalojnë, të qëndrojnë. Kam parë të sëmurë, të pafuqishmit, të hendikepuar, se si vet përpiqen që të shtyhen me karroca invalidore gjer te të afërmit e tyre. Kam parë shumë fëmijë dhe foshnje, me shami të kuqe rreth kokës. Kam parë miliona njerëz, të veshur në ngjyrën e zezë të Pejgamberit dhe pasardhësve të tij, të cilët lëviznin sikurse valet në oqeanin e njerëzisë. Dhe në këtë detë, kam parë kopjen e anijes së Ehli Bejtit, duke përsëritur fjalët e Pejgamberit:”Ehli Bejti është si anija e Nuhit. Kush ka hyrë në atë, ka shpëtuar, kush është kthyer nga ajo, është i humbur”.(Hakimi, Ahmedi, Fahrdudin al Razi, Bezzari, ibn Hagjar al Hajthami, Sujuti, Tabarani, Abu Nuajmi, Dulabi, Kunduzi). Marshi është i pasur simbolikisht. Është i vështirë. Kërkon disiplinë. Bën thirrje në flijim. Ai shpreh udhëtimin e jetës dhe rrugën e shpirtit njerëzor.Në përfundim, është dhuratë e përhershme. Porosit të cilat i kam dërgura bashkëshortes gjatë përpjekjes sime fizike dhe emocionale tregon ndikimin e Erbainit:

E gjitha është e shkëlqyer. Më pëlqen. Përvojë jetësore. Lebejke ja Hysejn! Ky është vendi ku qielli prek tokën. Duhet edhe ti të vizitosh imamët. Jeta jote kur nuk do të jetë e njëjtë. Dashuria ndaj Hysejnit do të shkrijë zemrën dhe shpirtin tënd. Kurrë nuk kam qenë aq i lumtur dhe aq i dëshpëruar në të njëjtën kohë. Allahu i do ata që e duan Hysejnin. Le të na shton Allahu dashurinë tonë ndaj Hysejnit. Do të mund përherë të mbes pran Hysejnit. Po më dhemb, që duhet ta braktis.Po vetëm të mund të ndiej fuqinë e këtij vendi. Bile edhe mysafir ynë jomysliman e ndjen këtë shenjtëri, Bereqeti i këtij vendi është jashtëzakonisht i fuqishëm.

Kam krijuar miqtë për tërë jetën. Jam njohur me disa njerëz vërtet të mrekullueshëm. Zoti i bekoftë. Ky vend është i jashtëzakonshëm: 30 miliona njerëz ecin së bashku, luten së bashku, ushqehen së bashku dhe flejnë së bashku. E gjitha është gratis. Do të duhet të shohish se si respektojnë zuwwarin nga imam Hysejni. Njerëzit të cilët nuk kanë kurrgjë të shpërndajnë. Kursejnë tërë vitin vetëm që të jenë nikoqir të pelegrinëve. Njerëzit e vjetër do të luten për larjen dhe masazhin e këmbëve të pelegrinëve. Kurrë nuk kam parë përulësi të tillë. Dashuria e këtyre njerëzve ndaj Ehli Bejtit është inspirimi i tyre. Përkushtimi i tyre ndaj Islamit dhe Pejgamberit. Ashtu janë plot spiritualitet.
Shkova në ambulancën mjekësore për më shumë ilaçe dhe inhalator. Nuk mund të marrsha frymë. Shërbimi urgjent menjëherë më pranoi. Fare nuk ka pritje. Fare nuk ka pagesë. Vetëm buzëqeshje miqësore. E gjitha për dashurinë e Husejnit.Nuk ndalen lutjet, salavatet, recitimet ditë e natë, Sikurse ai të kishte vdekur dhe shkuar në xhenet me këngët e melekëve. Do të lejë zemrën time këtu. Për çdo hap të cilin duhet ardhur këtu, 1000 mëkate të fshihen, 1000 bekime fitohen, ndërsa pozita e atij i cili këto hapa i bën është i ngritur 1000 herë në qiejt. Ai i cili vjen në Qerbela, e braktis të pastër nga mëkate. Xhibrili vjen çdo natë të viziton varin e Hysejnit. Vallahi e ndiej prezencën e tij. Njerëzit të cilët me këtë pelegrinazh besojnë në Zot janë të gatshëm të vdesin në rrugën e Allahut. Ata nuk frikësohen nga asgjë përveq Sunduesit të Botërave. Aq bukur është të mos jesh pakicë dhe të jesh i rrethuar me Ehli Hakun nga të gjitha anët e botës. Kjo do të jetë kryeqendra e imam Mehdiut, Allahu e shpejtoftë ardhjen e tij. Le të lejon Allahu nderin të përgjigjem në thirrjen e tij. Nuk ndalem së lotuari që nga koha që erdha.
Pelegrinazhi në Qebela është kulminacion i shpirtërores. E tërë ngjarja, rrjedh nga dashuria, Në jetën time kam vizituar tyrbe(mauzole) të shumë personave religjioz, duke përfshirë edhe pelegrinazhin madhështor në varin e Idrisit I, nipit të madh të pejgamberit Muhamedit a.s në Zerhun të Marokosë, si dhe të djalit dhe pasardhësit të tij Idrisit II në Fes. Edhe pse bereqeti Muhamedijah mes djemve të imam Hasanit dhe themeluesve të dinastisë së Idrisit, është e fortë, asgjë nuk ka mund të më përgatis për fuqinë e pastër shpirtërore e cila ndriqon nga imam Hysejni. Sikurse miliona pelegrin tjerë jam i përshkruar në mënyrë magnetike në shenjtërinë e imamëve dhe përher kam mundur të mbështetem në dritën e tyre shpirtërore. Imami është Drejtim, shenjë e cila tregon rrugën drejt Allahut.

Me mëshirën e Zotit, dhe me lejen e imamit, kam mund të kryej pelegrinazhin në Qerbela. Kam parë se si fuqia e fesë manifestohet në formën fizike. Vërtetësa, salavati dhe latmijati nga e cila të tronditet shpirti. Lëvizja e masave ishte diq e fuqishme dhe poetike. Fuqia e tërmetit me shkall 7,3 e cila e ka dridh 13 nëntorin 2017 nuk është kurgjë në krahasim me klithjen e dashurisë ndaj imam Hysejnit. Kisha nderin të vizitojë faltoren e hazreti Abasit, vëllait guximtar të imam Hysejnit. Kisha përparësinë e qëndrimit në pjesën e VIP-ave në faltoren e imam Hysejnit në kulminacion të Erbainit ku emocionet eksplodojnë sikur Shpërthimi i madh. Kisha privilegj të takohem me rojtarin e saj shejh Mehdin, përfaqësuesin e ajetullah Sistanit, i cili ishte i thirrur të bisedojë në faltoren e imam Hysejnit në takimin privat prej 50 personalitete dhe mysafir të shquar. Isha njëri ngatë paktë të cilët patën lejen të përcjellin kortezhin e Erbainit nga kulmi i faltores së shenjtë.

Atje në kulmë të faltores, gjersa dielli perëndonte, ndërsa nata binte, ditën e katërdhjetë të Erbainit, unë isha e rrethuar me milion mysliman të cilët ishin të dehur shpirtërisht me dashurinë e imam Hysejnit. Qëndrojsha i rrethuar me llambat ndiquese dhe ngjyrat të cilët ndriqonin nga vendet e shenjta të cilët dërgonin përshëndetjet e mia përulëse të dashurit Hysejn të cilën e kam pritur me dekada që të vizitoja: Eselamualejk ja abd Allah! Eselamualejk ja ibn Resulullah!

Më ke thirrë emrin tim, o Imami i madh, dhe i jam përgjigjur në ftesën tënde. Falënderoj Alahun i cili më ka mundësur pelegrinazhin tim. Paqja dhe rahmeti i Zotit çoftë mbi imam Hysejnin i cili ka thirr zemrën time. Dhe le të shpërpblejë Allahu të gjithë ata të cilët më mundësuan ardhjen time në Erbain vitin e kaluar.

Burimi : ePogledi